Google ADS

65-vjet nga krijimi, Xhaçka publikon pamjet nga Baza Ajrore e Kuçovës: Rrugës për një bazë të NATO-s

09:49 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Në 65-vjetorin e ndërtimit të Bazës Ajrore të Kuçovës, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shpërndarë disa pamje nga kjo pikë ku do të shndërrohet në bazën e NATO-s.

“Jam krenare që arritëm ta fusim këtë aset të Forcave tona të Armatosura në rrugën pa kthim të shndërrimit të saj në një bazë të NATO-s”, shkruan Olta Xhaçka.

Postimi i plotë i ministres Xhaçka:

Baza Ajrore e Kuçovës në 65-vjetorin e krijimit të saj është më pranë ringritjes se kurrë.
Jam krenare që arritëm ta fusim këtë aset të Forcave tona të Armatosura në rrugën pa kthim të shndërrimit të saj në një bazë të NATO-s.
Madje në bazën e vetme të Aleancës në Ballkanin Perëndimor.
#65VjetBazaAjroreKuçovë??
Përgatitur pak kohë më parë në bashkëpunim me Komandën Supreme të Forcave të Aleancës në Europë (Supreme Headquarters Allied Poëers Europe (SHAPE), ditën e zyrtarizimit të projektit për Kuçovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme