Bright: Amerikë do të ballafaqohet me dimrin më të errët

09:32 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Ish zyrtari i Shëndetit në SHBA, Rick Bright ka thënë për kongresin se vendi do të ballafaqohet me dimrin më të errët në historinë moderne për shkak të koronavirusit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të përballen me “dimrin më të errët” të kohëve të fundit, nëse nuk përmirësojnë kundërpërgjigjen ndaj pandemisë.

Bright u largua muajin e kaluar nga agjencia përgjegjëse për zhvillimin e vaksinës dhe ilaçeve që luftojnë koronavirusin pasi kritikoi shtysën e Trump për të rihapur ekonominë amerikane sa më parë, duke nënvizuar se administrata nuk ka një plan të mirë koordinuar dhe të plotë.

“Nëse ne dështojmë të përmirësojmë kundërpërgjigjen tonë të bazuar në shkencë, kam frikë se pandemia do të përkeqësohet dhe të zgjatet në kohë. Me shumë gjasë do të ketë një shpërthim të ri të Covid-19 këtë vjeshtë. Do të sjellë më shumë sfida se gripi sezonal. Pa një planifikim më të mirë, 2020 mund të sjellë dimrin më të errët të historisë moderne”, u shpreh Rick Bright, këshilltar në Institutin e Shëndetësisë Kombëtare në SHBA.

Deri më tani në SHBA janë shënuar 85,807 viktima me Neë York i cili regjistron 27,607 viktima, si vendi me numrin më të lartë të viktimave në SHBA./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme