Australi, mbi gjysmë milioni punëtorë humbën vendet e punës gjatë prillit

08:53 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Më shumë se 19,000 vende pune u humbën çdo ditë gjatë prillit në Australi.

E në vetëm një muaj punët e tyre kanë humbur mbi gjysmë milioni  ose rreth 600.000 australianë si pasojë e koronavirusit, shkruan globalcitizen, transmeton arbresh.info.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga raporti papunësisë në prill nga Byroja e Statistikave Australiane (ABS).

Kufizimet e vendosura në shkallë vendi dhe mbylljet e biznesit për shkak të pandemisë së koronavirusit COVID-19 rezultuan në rritjen e papunësisë me 594.3000 njerëz midis marsit dhe prillit – rritja më e pjerrët mujore në rekord dhe një shifër që lidhet me rreth 19.810 humbje pune në ditë.

Raporti i ABS, publikuar të mërkurën, tregon se niveli i papunësisë u rrit në prill në 6.2%, nga 5.2% sa ishte në mars.

Sipas Bjorn Jarvis, kreu i statistikave të punës në ABS, shifra është më e ulët sesa parashikonin ekonomistët.

Disa nga kompanitë kryesore që kontribuojnë në kolapsin e punësimit janë dy linjat ajrore kryesore të vendit, QANTAS dhe Virgin.

Gjithashtu edhe shitësi i madh me pakicë Myer përkohësisht mbylli të gjitha dyqanet , duke pezulluar 10,000 vende pune./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme