Mjeku italian: 30 përqind e të prekurve më Covid-19 mbesin me sëmundje kronike

23:41 | 14 Maj 2020
Trina Galanxhi

Vetëm pas dy javësh të lehtësimit të regjimit të karantinës në Itali, komiteti shkencor dhe teknik i qeverisë do të jetë në gjendje të përcaktojë saktësisht nëse epidemia është ende nën kontroll duke lehtësuar ndalimin.

Në ditën e dhjetë nga lehtësimi i masave në Itali, numri i të vdekurve me Covid-19 është ende i lartë, 195 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, 888 janë infektuar dhe rreth 900 pacientë janë kujdes intesiv, ndërsa mjekët po paralajmërojnë se pacientët edhe pas shërimit kalojnë një periudhë të gjatë rehabilitimi dhe se rreth 30% e tyre mbesin me sëmundje kronike, transmeton portal arbresh.info

Vicenco de Luca, Presidenti i këtij komiteti, tha se rezultatet pas masave të lehtësimit nuk janë aspak të mira.

Ai gjithashtu ka folur edhe për detyrimin e veshjes së maskave.

“Kemi dy lloje idiotësh, ata që nuk mbajnë maskë dhe idiot të dyfishtë që e varin rreth qafës si zinxhir. Ne duhet të luftojmë kundër të dy llojeve të idiotëve “, tha De Luca, në mënyrën e tij tipike.

Sipas mediave italiane, një luftë e vërtetë po vazhdon për shkak të çmimit të maskave mjekësore. Qeveria ka miratuar një masë sipas së cilës çmimi nuk mund të jetë aq i ulët sa 50 cent. Shoqata e Farmacistëve pretendon se është një çmim shumë i ulët dhe ata akuzojnë komisionerin special të qeverisë për rrethana të jashtëzakonshme, të ngarkuar me prokurimin e materialit mjekësor gjatë pandemisë, Domenico Arcuri. Aktualisht, Italia plotëson vetëm 15% të nevojave të saj për maska, të cilat janë të detyrueshme në të gjitha vendet publike dhe në punë.

Italisë i duhen midis 90 dhe 130 milion maska ​​mjekësore në muaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme