Google ADS

Baton Haxhiu akuza të forta Veliajt: Ka shkatërruar estetikisht Tiranën

23:46 | 14 Maj 2020
Arditë Shkodra

Analisti Baton Haxhiu është shprehur sot kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Haxhiu u shpreh se kryetari i bashkisë ka shkatërruar estetikisht qytetin.

“Kulturën nuk e përbën ndërtesa, godina. Kryetari i Bashkisë e ka shkatërruar estetikisht Tiranën, me një ndërtim tjetër në parkun Rinia dhe me betonin e hedhur tek liqeni.

Ma gjeni një dallim mes Ministrisë së Kulturës së Enver Hoxhës, Sali Berishës dhe Edi Ramës. Krijimtaria duhet t’i kthehet artistësve. Ndoshta jemi i vetmi vend në botë që kemi Ministri Kulture. Mund ta ketë edhe Rusia apo edhe Korea e Veriut, ku pushteti përcakton shijen”, u shpreh Haxhiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme