Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka vlerësuar lartë figurën e Vjosa Osmanit.
Tahiri në “Debat Plus” ka thënë se nuk dëshiron ta sheh në skenën politike një politikan kosovar që i sheh raportet me Amerikën si raport nënshtrimi.
“Ne raportin me SHBA-në duhet ta ruajmë si raport esencial”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Duke folur për zhvillimet e brendshme në LDK, Tahiri ka thënë se Vjosa Osmani është vlerë për këtë parti dhe se aty respektohet dhe kultivohet mendimi ndryshe.
Ai ka thënë se LDK ka investuar gjatë në Vjosa Osmanin dhe askush nuk mund të kërkojë largimin e saj.
“Vjosa Osmani është tepër me peshë në skenën politike të Kosovës që dikush të mund ta përjashtojë nga partia”.
Tahiri thotë se ka garë të brendshme në LDK dhe është normale që të ketë mendime ndryshe nga ato që i jep Vjosa Osmani.
“Vjosa Osmani nuk është aty për t’u larguar nga LDK, por e kundërta për ta udhëhequr partinë”, tha ndër të tjera Xhafer Tahiri.
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...