Gjykata e Qarkut në Thun ka marrë vendim që një 34-vjeçar nga Kosova të dëbohet nga Zvicra.
Përpos kësaj kosovari po ashtu është dënuar me 22 muaj me kusht për periudhë katër vjeçare.
Arsyeja pse kjo gjykatë e ka marrë këtë vendim nuk është e zakonshme.
Sipas aktakuzës kosovari ka kryer marrëdhënie seksuale me një grua e cila ishte duke fjetur.
Kjo kishte ndodhur pas një nate të gjatë feste, raporton Berner Zeitung.
Viktima është dëmshpërblyer me 10 mijë franga apo 9 mijë e 520 euro.
Kryetari i kësaj gjykate ka ndjekur kërkesën e prokurorisë gjatë shqiptimin të dënimit.
Ai tha se kjo nuk e arsyeton sjelljen e kryesit të vepres.
“Autori i krimit ka shfrytëzuar situatën në mënyrë të paskrupullt. Nuk ka asnjë arsyetim për sjelljen e tij”.
Përveç kësaj, ai ka klasifikuar deklarimet e të pandehurit si pak të besueshme.
Sipas gjykatësit autori e dinte se çfarë kishte ngrënë natën e krimit, por kur vjen puna te sqarimi i krimit, ai pretendonte se kishte boshllëqe në kujtesë, sepse gjoja kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.
Ngjarja kishte ndodhur në muajin mars të vitit 2017-të kur 34-vjeçari nga Kosova kishin shkuar në banesën e të akuzuarit pas një feste me dy miq të tjerë.
“Viktima kishte fjetur në divan. Ajo ka thënë se më vonë është zgjuar nga dhimbjet dhe e ka shtyrë kolegun e saj që ishte shtrirë mbi të. Po atë ditë ajo kishte paraqitur padi. Përveç veprës penale të përdhosjes, kosovari ka kryer më parë edhe disa delikte. Ai është gjobitur dy herë për ngasje të makinës pa patentë shofer të vlefshëm. Drejtimi i paligjshëm i një bari dhe përdorimi të kokainës gjithashtu i kishin kushtuar atij po ashtu me gjobë”- shkruan Berner Zeitung.
Vepra penale “përdhosje” kryhet kur autori kryen veprime seksuale me personin e paaftë për të reaguar.
Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjed...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Kurti: Kosova u dërgon n...
Bislimi priti në takim zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evr...
Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet t...
Musliu pas dështimit të Komisionit të AKI-së: Zyba bëri pres...
SHBA-ja, e shqetësuar që Izraeli e ndaloi agjencinë e OKB-së...