Covid-19 mund të infektojë zorrët, veshkat dhe organet e tjera

19:19 | 14 Maj 2020
A. B.

Koronavirusi mund të infektojë organet në të gjithë trupin, përfshirë mushkëritë, zemrën, mëlçinë, trurin, veshkat dhe zorrët, sipas një studimi të fundit.

Virusi përveç mushkërive sulmon dhe organet e tjera të turp. Këto gjetje mund të ndihmojnë në shpjegimin e gamës së gjerë të simptomave të shkaktuara nga infeksioni Covid-19, transmeton portali arbresh.info

Gjetjet mund të ndihmojnë në shpjegimin e disa prej simptomave të dyshimta që shihen tek pacientët me koronavirus. Përfshirë mpiksjen e gjakut që shkaktojnë goditje tek të rinjtë, dhimbjen e kokës dhe dështimi i veshkave.

Covid-19 klasifikohet si një virus respirator dhe transmetohet përmes pikave të frymëmarrjes, por ndonjëherë mund të shkaktojë diarre dhe simptoma të tjera gastrointestinale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme