Marchisio beson se Vidal do ta ndihmonte shumë Interin.
Claudio Marchisio beson se ish shoku te Juventusi, Arturo Vidal, do t’i “jepte shpirt’ mesfushës së Interit, derisa lavdëroi Antonio Conten që e ka përmirësuar ekipin.
Ylli i Barcelonës është duke u lidhur me një transferim në San Siro, derisa thuhet se ka pasur negociata në janar dhe tani kanë nisur sërish.
“Do të doja ta shoh atë në Inter”, tha Marchisio për Radio 24.
“Arturo është lojtar i shkëlqyer dhe do t’i jepte shpirt mesfushës së Interit”.
“Ai po bën mirë në Barcelonë, është tip lojtari që gjithmonë do ta dëshironit në anën tuaj, ashtu siç ka thënë Conte shpesh”.
“Unë mendoj se Conte 100 për qind e ka ‘përqafuar’ projektin e Interit”, vazhdoi Marchisio.
“Me të, Inter bëri një hap shumë të rëndësishëm përpara në krahasim me vitet e fundit”. /Gazeta Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...