Google ADS

LSDM: Nuk do të organizojmë tubime publike

17:11 | 14 Maj 2020
L G

LSDM konsideron se nuk duhet të ketë tubime publike gjatë kohës së fushatës dhe se ata si parti nuk do të organizojnë tubime.

“Në pjesën e fushatës dhe paraqitjes së kandidatëve dhe programit, përqendrimi më i madh do të vendoset te paraqitja mediale, online-video ngjarje dhe lloj tjetër i komunikimit digjital. LSDM konsideron se mund ta shqyrtojë vetëm mundësinë e organizimit të takimeve të vogla në kushte të rrepte, sipas protokolleve të insitutcioneve shëndetësore”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Një vendim i tillë vjen menjëherë pasi ministri Venko Filipçe paraqiti protokollin për procesin zgjedhor i përgatitur nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Në protokoll rekomandohet respektimi i masave për mbrojtje si mbajtja e largësisë trupore, mbajtja e maskave apo mbulesës në gojë dhe hundë dhe dezinfektimi i duarve.

Në tubime rekomandohet numër i kufizuar në mënyrë që të mbahet largësia trupore dhe të mos ketë shumë persona në një hapësirë të vetme./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme