Një gotë me manekinët. Kjo është zgjidhja që kanë gjetur restorantet në SHBA për të respektuar distancimin social. Ky i fundit mbetet kusht për hapjen e restoranteve në këtë periudhë pandemie.
Rihapja e restoranteve në përiudhën e pandemisë është një sfidë më vetë për pronarët e këtyre të fundit. Kërkohet me rigorozitet distancë sociale, ndaj dhe zgjidhjet që propozohen janë nga më të çuditshmet.
Në restorantin “Inn a Little Washington”, që ndodhet rreth një orë e gjysmë në perëndim të Uashingtonit, ashtu si në shumë restorante nëpër SH.B.A., stafi i saj po përgatitet sesi të sigurojë një përvojë të plotë ngrënieje në përputhje me masat anticovid. Restoranti me tre yje mishelin do të punojë me 50% të kapacitetit ndërsa pjesa tjetër do të rezervohet nga manekinët.
“Unë gjithmonë kam menduar për manekinet, ata nuk ankohen kurrë për asgjë dhe mund të argëtohemi duke i veshur”, tha pronari i restorantit dhe njëkohësisht kuzhinieri Patrick O’Connell.
Manekinet do të jenë të ulur në tryeza si çifte, të veshur me një stil të viteve 1940, dhe atmosfera do t’i ngjasojë festive të pas Luftës së Dytë Botërore. Ata do të ulen në tavolina midis klientëve për të ruajtur distancimin shoqëror, duke ofruar edhe një pamje sa të këndshme aq edhe argëtuese.
Por, ndërsa shtojnë këtë element, pronarët shpresojnë të sigurojnë lidhjen e munguar me normalitetin, pra një ambient të mbushur.
“Ne të gjithë dëshirojmë të mblidhemi dhe të shohim njerëz të tjerë tani,” tha O’Connell. “Ata jo të gjithë duhet domosdoshmërisht të jenë njerëz të vërtetë.”/oranews
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?