Plazh pas tërmetit e pandemisë, bizneset në Durrës nisin sezonin turistik “nga zero”

15:29 | 14 Maj 2020
Arbresh.info

Ky sezon veror parashikohet i vështirë nga operatorët turistikë në Durrës që përballet me pasojat e tërmetit dhe pandemisë.

Ata thonë se prenotimet janë anuluar masivisht, duke i detyruar që ta nisin çdo gjë nga zero.

Fillimisht tërmeti e më pas pandemia.

Ky sezon veror është parashikuar të jetë i vështirë për biznesin në plazhin e Durrësit.

Hotele e restorante po përgatisin plazhet sipas protokolleve, ndërsa po riparojnë pasojat e 26 nëntorit

Presin datën për hapjen e plazhit, por nuk janë optimist.

Prenotimet janë anuluar të gjitha, deri në fund të sezonit.

Humbjet dhe pasigurinë për të ardhmen i konsiderojnë pengesë të lartë drejt rimëkëmbjes!

Ndaj në vazhdimësi kanë kërkuar ndihmën e qeverisë përmes uljes së barrës fiskale.

Autoritetet kanë hartuar një protokoll të detajuar për masat që duhet të marrin bizneset dhe pushuesit në plazhe këtë verë./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme