Google ADS

DOKUMENT| Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit për caktimin e seancës

15:32 | 14 Maj 2020
Arbresh.info

Këtë të hënë do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Në mbledhjen që pritet të filloj në orën 11:00, do të bëhet caktimi i seancës plenare.

Kështu bëhet e ditur në rendin e ditës të siguruar nga arbresh.info.

Aty thuhet gjithashtu se do të diskutohen pesë çështje të ndara në 31 pika. Ndër to edhe shqyrtimi i propozimit të Grupit Parlamentar të PDK-së për emërimin dhe zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Githashtu edhe disa kërkesa që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Në mesin e çështjeve të tjera, Kryesia e Kuvendit do të shqyrtojë edhe tri kërkesa për mbështetje financiare.

  1. Kërkesa e OJQ-së “Handikos-Prishtinë” për mbështetje financiare,
  2. Kërkesa e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut për mbështetje Financiare,
  1. Lejimi i pagesës së faturës të OJQ “Qendra për Promovimin e Drejtave të Ggrave Drenas”, për shënimin e 8 Marsit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme