Google ADS

Rrobat e banjës më trendy të kësaj vere

15:35 | 14 Maj 2020
Arbresh.info

Tani që e morëm vesh që këtë vit do bëjmë plazh, filloni të mendoni për rrobat e banjës. Harrojini ato që kishit vjet, këtë vit ju duhen një palë që të bëjnë diferencën me detajet. Trendi i verës së 2020-ës janë rrobat e banjës të thurura. Ne i quajtëm rrobat e banjës së gjyshes, pasi duken si të ishin të thurura me grep nga gjyshja.

Sigurisht që edhe ky është një trend që rikthehet, kështu që nëse i keni ruajtur në ndonjë cep të dollapit rrobat e banjës të thurura të shumë viteve më parë, ka ardhur koha që t’i nxirrni dhe t’i vishni sërish. Mund të zgjidhni mes pafundësisë së modelve, formave dhe ngjyrave.

Kombinojini me aksesorët tuaj të preferuar dhe jeni gati për të hapur sezonin e verës.

Frymëzohuni nga këto modele për të gjetur atë që ju përshtatet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme