Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, njofton se në datën 18.05.2020 do të zhvillohen intervistat me kandidatët.
Në zbatim të nenit 14, pika 3 të rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe do të zgjasin jo më shumë se 45 minuta për secilin kandidat.
Orari i zhvillimit të intervistave është si më poshtë:
Dorina Bejko 10.00;
Dritan Premçi 10.45;
Sotir Kllapi 11.30;
Vladimir Mara 12.15
Kandidatët do të njoftohen nominalisht për orarin e zhvillimit të intervistës sipas datave të përcaktuara më sipër.
Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t’u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën dhe orën që do t’u njoftohet./TCH
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...