Thonjtë e grave dhe vajzave në Korenë e Jugut nuk janë aspak të zakonshëm. Koreanet duket se preferojnë modelet më të veçanta dhe me sa shumë ngjyra – nga motivet florale e deri te akrilikët me dekore të argjendta.
“Trendet e thonjve në Korenë e Jugut janë të thjeshtë dhe të këndshëm. Njerëzit i zgjedhin ngjyrat në varësi të stinës dhe i dekorojnë thonjtë me kristale të vogla”, -thotë për Allure, Sunny, pronarja e një studioje thonjsh.
Ajo shton se përgjithësisht klientet e saj kërkojnë thonjtë e shkurtër, por ka edhe nga ato që kërkojnë zgjatime të thonjve.
Një tjetër artiste thonjsh, Sumi Lee thotë se shumë personazhe të njohur koreanë shkojnë në studion e saj dhe kërkojnë forma të veçanta thonjsh, përtej formave të zakonshme si katrores dhe rrumbullakes.
Por cilët janë trendet më të mëdha të thonjve në Korenë e Jugut? Duket se koreanet frymëzohen nga gjërat si: emoji-t, produktet e bukurisë, këngët apo nga fenomenet natyrore.
Një gjë është e sigurt, ose s’do t’ju pëlqejnë aspak, ose do t’i adhuroni.
Emoji i shkëlqimit
Thonjtë në formë buzëkuqi
Kjo formë aspak e zakontë është ndër më të pëlqyerat në Korenë e Jugut momentalisht.
Emoji fytyrash
Xixa të mëdha
Print bojërash uji
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa