OEK kërkon përkrahje financiare për kompanitë e mirëmbajtjes dhe pastrimit

12:37 | 14 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës zBerat Rukiqi, ka takuar kompanitë anëtare të Asociacionit “PAMKOS”, që mbledh brenda vetes kompanitë që kujdesen për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe ambientit. Këto kompani kanë qenë jashtëzakonisht të angazhuara në mirëmbajtjen e pastërtisë dhe ambientit, pandërprerë, gjatë tërë periudhës të pandemisë, me angazhim dhe përgjegjësi të shtuara.

Sipas Rukiqit këto kompani po ballafaqohen me krizë të thellë financiare, pasi që pandemia dhe mungesa e komunikimit me konsumatorët, si pasojë e pandemisë, ka reduktuar drastikisht arkëtimet e pagesave për shërbimet që i ofrojnë.

Qeverisja qendrore dhe ajo lokale duhet t’i përkrah financiarisht këto kompani, për pjesën e pagave dhe shpenzimet tjera të operimit, deri në stabilizimin e gjendjes të tyre afariste në të kundërtën, rrezikojmë të kanosemi edhe ndonjë katastrofë ekologjike, si pasojë e problemeve operuese të këtyre kompanive, tha kryetari i OEK-ut

Tutje në kumtesën e Odës thuhet se punëtorët e palodhshëm të këtyre kompanive dhe të rrezikuar tej mase nga pandemia, rrezikojnë të mbesin pa të hyrat bazike, të cilat edhe ashtu janë shumë në vlerë shumë të vogël./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme