Covid-19, lloji më i ri i virusit goditi fuqishëm 188 vende në botë duke bërë që pandemia globale të “gjunjëzojë” njerëzimin dhe shoqërinë. Sëmundja ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka pasur deri tani ndikim të vazhdueshëm në sistemet globale të shëndetit dhe ekonomisë. Dhe sa i takon shëndetit, një qasje jo fort kalimtare është ajo e abortit, e në kushtet e izolimit e atij abortit të sigurt në kushtet e shtëpisë.
Tanimë, dihet që abortet ndodhin çdo ditë, në çdo cep të botës! Mbi gjysma e të gjitha shtatzënive të padëshiruara përfundojnë në abort dhe OBSH numëron rreth 56 milionë aborte çdo vit në nivel global.
E në kushtet kur njerëzve u kërkohet të izolohen për shkak të koronavirusit, shpesh aktiviteti i pambrojtur, stresi, pasiguria ekonomike, mund të çojnë në qasje për abort apo për terapi kontracepsioni. Në këtë kohë krize, për shkak edhe të kontaktit të afërt të njerëzve me njëri-tjetrin në shtëpi, apo incidentet e dhunës dhe përdhunimeve, ato mund të çojnë në shtatzëni të papritura, e për pasojë edhe në kërkesë për abort. Ajo që po vërehet më shumë se kurrë këto kohë, është fakti se gratë po kërkojnë të kryejnë aborte për shkak të pasigurisë, apo gjendjes së ndikuar nga faktorë të jashtëm, si vështirësitë ekonomike, rritja e papunësisë, problematika këto që i diktoi kriza e Covid-19! Potencialisht, më shumë gra kanë nevojë për abort, po si?! Spitalet i kanë dyert e hapura vetëm për pacientët me koronavirus, stafet mjekësore janë të reduktuara, e vetmja zgjidhje është pilula!
Instituti Guttmacher ka publikuar një përmbledhje të efekteve të mundshme të pandemisë në shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese të njerëzve. Ata tregojnë faktorë si mungesa e ilaçeve (kontracepsioni, por edhe pilulat e abortit) falë ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit global, me Kinën si një furnizues kryesor i barnave, çka ka sjellë problematika të mëdha.
Sigurisht, në shumë vende ku aborti legal është i kufizuar, njerëzit janë duke blerë ilaçe për abortin përmes internetit ose farmacive, sepse ata janë prekur sigurisht nga karantinat, ndalimet e udhëtimeve dhe mbyllja e kufijve.
Rrjeti Mbështetës për Abortin (ASN) është pjesë e një ekipi të organizatave në Evropë të quajtur “Aborti pa kufij”, i cili është i përqendruar në mbështetjen e njerëzve në Poloni që kanë nevojë për të kryer aborte. Polonia ka një nga ligjet më të rrepta të abortit në Evropë dhe ata që kanë nevojë për ta bërë këtë do të duhet të udhëtojnë jashtë vendit ose të gjejnë pilula aborti në internet. ASN ka raportuar se Polonia ka anuluar të gjitha fluturimet dhe trenat brenda dhe jashtë vendit. Polonia po ndalon gjithashtu edhe postat ndërkombëtare, e cila është mënyra kryesore që njerëzit që jetojnë atje mund të kryejnë aborte të sigurta duke porositur ilaçet për abort.
Atëherë, çfarë mund të bëhet? Ende nuk e dimë ndikimin e plotë të virusit në botë, por ai tashmë po nxjerr në pah problemet që janë të natyrshme në ligjet kufizuese të abortit të shumë vendeve. Kjo vepron si një kujtesë e ashpër se ne kemi nevojë për të hequr të gjitha ligjet, politikat dhe praktikat që parandalojnë hyrjen në kontracepsion për të pasur një abort të sigurt, me efektet që janë më të ashpra sidomos në grupet e riskut.
Shumë prej tyre kanë theksuar nevojën për të konsideruar mundësi të tilla si Telemjekësia për zgjerimin e aksesit në shërbimet mjekësore gjatë kësaj kohe, dhe kjo metodë ka rezultuar efektive për kujdesin ndaj abortit./RevistaClass/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...