Testi për antitrupa të koronavirusit është parë prej kohësh si një pjesë e rëndësishme e mjeteve për të dalë nga izolimi.
Nëse punonjësit tashmë e kanë pasur virusin dhe kanë fituar imunitet ata janë të sigurtë të shkojnë në punë, posaçërisht stafi shëndetësor dhe kujdesit social, transmeton portali arbresh.info.
Përpjekjet e fundit për të blerë teste të antitrupave në Mbretërinë e Bashkuar kanë ngecur sepse ato janë konsideruar jo të besueshme.
Burimet thonë se kjo pajisje e fundit e provës, e prodhuar nga Roche, është e para që ofron një potencial serioz.
Bisedimet janë duke filluar me qeverinë nëse mund të prodhohet në shkallë dhe me një kosto të arsyeshme.
Kuptohet, burimet e afërta me Whitehall nuk po japin shumë detaje, sepse nuk duan të minojnë dorën e tyre të bisedimeve.
Ndërkohë Britania e Madhe deri tani ka të regjistruara 229,705 raste pozitive, kurse ka 33,186 vdekje të raportuara./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua