Situata nga koronavirusi ju ka penguar të shkoni në parukeri aq shpesh sa do të donit, por nëse vendosni të lyeni flokët për një pamje të re, është mirë të dini sa shpesh duhet t’i lyeni. E keni pyetur ndonjëherë parukieren ku lyeni flokët sa herë duhet ta bëni këtë gjë? Mos vallë rrënjët e flokëve dëmtohen nga lyerja e shpeshtë? Sipas Hair Care Manual: “Rregulli i përgjithshëm është që duhet të prisni të paktën 8 javë përpara se të lyeni përsëri flokët, por… nuk është gjithmonë e nevojshme. Nëse flokët i keni të shëndetshëm dhe boja është e një cilësie të mirë, atëherë mund t’i lyeni pak më shpesh. Nëse keni flokë të dëmtuar duhet të kujdeseni për to fillimisht, pastaj të vendosni çfarë ngjyre do i lyeni.”
Përpara se të lyeni flokët kini parasysh këto këshilla:
Mos e tejkaloni
Sado të përpiqeni për të ndryshuar look, mos i lyeni flokët në një periudhë kohe më pak se 4 javë, sepse thjesht do i dëmtoni.
Përdorni më pak ngjyrat e hapura
Nëse përdorni ngjyra më të hapura për flokët, do të dëmtohen më shumë majat dhe do t’iu duhet të përdorni shumë maska për rregullimin e tyre.
Mbajini flokët në gjendje të mirë
Kujdesuni vazhdimisht që të keni flokë të shëndetshëm. Kini parasysh ngjyrën që flokët mund të mbajnë. Mos u përpiqni të lyeni flokët me një ngjyrë që nuk ju shkon apo që flokët nuk e mbajnë, provoni një ngjyrë që përshtatet me lëkurën tuaj.
Mendoni dy herë para se të përdorni dekolorues
Është një nga pasojat më të rënda që mund t’i shkaktoni flokëve
Lërini flokët të rriten
Përpara se të ndryshoni ngjyrat, jepuni flokëve mundësinë të rriten. Këshillohet që të dalë njëherë ngjyra e parë dhe pastaj të përdoret një bojë tjetër.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën