Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë të dhënë për arbresh.info, ka akuzuar se 200 mijë euro të dërguara në Komunën e Bujanocit nga Qeveria e Kosovës, po keqpërdoren nga kryetari i kësaj komune Shaip Kamberi.
Sipas Arifit, Kamberi këto fonde i kishte përdorur për fushatën e tij zgjedhore duke blerë automjete për policinë dhe ambulantën e komunës, gjëra këto të cilat duhet të bliheshin nga institucionet e Serbisë.
Për të gjitha këto akuza ka reaguar kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
Ai në një intervistë të dhënë për arbresh.info, ka deklaruar se Shqiprim Arifi, përmes këtyre akuzave po mundohet t’i zgjidh problemet brenda partisë së tij.
Kamberi, duke i përgënjeshtruar deklaratat e Arifit, thotë se donacioni i dërguar nga Kosova është përdorur për blerjen e një autoambulance për Shtëpinë e Shëndetit dhe nevojat emergjente të qytetarëve.
Sipas tij, donacionet e 200 mijë eurot e dërguara nga buxheti i Kosovës, janë shpenzuar për nevojat e Shtëpisë së Shëndetit dhe bizneseve të prekura nga situata e jashtëzakonshme e krijuar nga pandemia.
“Me këto të holla kemi blerë autoambulancë për shtëpinë e shëndetit, një EKG, një aparat për mushkëri, pajisje të imëta për ‘covid ambulanten’ në Bujanoc, por i kemi adresuar edhe në disa biznese të prekura nga masat e jashtëzakonshme, kemi ndihmuar bujqit, kemi blerë paketa me gjëra ushqimore, i kemi ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta dhe nevojat tjera të komunës sonë“, shprehet ai./AlbanBegolli/arbresh.info/
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...