Aknet në gjoks mund të mos shfaqen në vend të njëjtë ose të kenë një emër të posaçëm, por ato mund të shkatërrojnë pamjen tuaj në një fustan të hapur. Ne kemi një lajm të mirë si t’i trajtoni dhe të parandaloni shfaqjen e akneve në zonën e gjoksit.
Sipas dermatologëve të famshëm Kristina dhe Gary Goldenberg dhe Doris Day, ju shumë lehtë mund të kenë nën kontroll aknet tuaja dhe të parandaloni daljen e tyre vetëm me disa sekrete dhe produkte. Kjo është e gjitha se çfarë ju nevojitet të dini:
Çfarë i shkakton aknet në gjoks?
Sikurse aknet në fytyrën tuaj edhe aknet në gjoks shkaktohen nga shumë faktorë të ndryshëm si për shembull: produktet kozmetike, një çrregullim hormonal dhe mënyra e të ushqyerit dhe jetesës si dietat me shumë sheqer, djersitje dhe veshja e rrobave shumë të ngushta. Dr. Kristina Goldenberg thotë se tek femrat, aknet në zonën e gjoksit mund të jenë të lidhura edhe me ciklin menstrual, shkruan Cosmopolitan përcjell arbresh.info
Si të largojmë aknet në gjoks?
Dr. Day rekomandon një pastrim më të thellë të lëkurës me eksfoliant (një herë ose dy herë në javë) dhe me scrub për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës dhe për të pastruar poret e mbyllura të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë akne. Çfarë do që të bëni mjafton të mos prekni me duar ato, pasi krijoni shenja një lëkurë sidomos zona e gjoksit dhe shpinës në të cilat shenjat krijohen më lehtë./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...