10 gjëra që s’duhet të mungojnë kurrë në çantën tuaj

08:16 | 14 Maj 2020
Arbresh.info

Çfarë mban në çantë tregon shumë gjëra për ty, për jetën tënde si dhe për gjërat që vlerëson. Nëse në gjimnaz/universitet mjaftoheshit vetëm me kartën e identitetit, kuletën, çelësat e shtëpisë dhe celularin, gjërat më pas ndryshojnë bashkë me prioritetet.

Surprizat e jetës janë pafund, prandaj një çantë e pajisur me gjërat thelbësore është “armë” më vete. Cilat janë “gjërat thelbësore”?

  1. Facoleta/ Letra të lagura

Kurrë, nuk duhet të dilni nga shtëpia nëse në çantën tuaj nuk keni një pako facoleta.

2. Vaselinë të vogël

Mund ta përdorni në 1000 mënyra. Ajo shërben si zbutës buzësh, si heqës make up-i apo si hidratant. Pse të mos e mbani 1 në çantë?

3. Dezinfektant

E renditëm të tretin, por në kohët që jetojmë e dini mirë që është i pari. A keni guxim të dilni sot pa një dezinfektant nga shtëpia? Kurrë! Më mirë harroni kuletën.

4. Lidhëse flokësh

Një shi i papritur, flokë të yndyrosura apo një incident tjetër që mund të ndreqet me një llastik flokësh.

5. Një shishe ujë ose diçka për të ngrënë.

Nuk i dihet kurrë ç’ndodh rrugës, sa do të vonohesh apo si do të ndihesh. Në çantë s’duhet të mungojë kurrë një ujë apo pak ushqim.

6. Mente

Asnjëherë s’i dihet kush të del para, prandaj ju duhet të bini vetëm era freski.

7. Ilaçe

Të paktën ato baziket; paracetamol, aspirinë.

8. Mbushësin e telefonit

Ku do të shkoni pa të?

9. Një lines/tampon

Hormoneve nuk i dihet.

10. Leukoplastë

Pse të duroni dhimbjet e këmbëve nga atletet e reja?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme