Google ADS

Alarmohen gjigantët anglez, Kumbulla refuzon Napoli-n

08:13 | 14 Maj 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Hellas Verona, Marash Kumbulla ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar Napoli-t në merkaton verore.

Sipas Calciomercato, Kumbulla dëshiron t’i bashkohet një klubi më të madh, andaj ka refuzuar “Napolitanët”, skuadër në të cilën sezonin e ardhshëm do luaj Amir Rrahmani, transmeton portali arbresh.info.

Skuadra e Gennaro Gattuso-s, ka provuar të transferojë dy qendërmbrojtësit e Verona, mirëpo Kumbulla preferon një skuadër më të madhe.

Raportimet e lidhin me kalimin në Premierë Ligë, sepse kërkohet nga Tottenham, Everton dhe Liverpool.

Kartoni i 20-vjeçarit është rreth 25 milionë euro, derisa në garë mbetet edhe Inter./arbresh.info

Të ngjashme