Glauk Konjufca komenton pranin e njerëzve të VV’së në borde të ndërmarrjeve publike

23:57 | 13 Maj 2020
Arbresh.info

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka komentuar akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për vendosjen e anëtarëve e aktivistëve të saj nëpër bordet e ndërmarrjeve publike.

Konjufca ka thënë se partia e tij po i pastron bordet nga njerëzit e korruptuar, ashtu siç kishte premtuar.

“Prania e disa njerëzve të VV’së aty nuk është lajm i keq”, është shprehur ai në KTV.

Sipas tij, vendosja e anëtarëve të VV’së në borde “është parë diçka e nevojshme për këtë periudhë tranzitore”.

Konjufca ka thënë se Vetëvendosje mund të kritikohet vetëm nëse bordet nuk pastrohen nga njerëzit e korruptuar dhe nëse nuk hapen konkurse për t’i mbushur pozitat pas fazës tranzitore.

/Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme