Më parë, e ka quajtur “idiot” dhe të “çmendur”, ndërsa tashmë ylli i Hollivudit Robert De Niro, ka reaguar sërish ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump.
“Presidentit nuk i intereson se sa njerëz vdesin nga koronavirusi”, ka thënë De Niro në një intervistë për BBC, ku e përshkroi situatën në Shtëpinë e Bardhë si “Shekspiriane”.
Aktori fitues i çmimit “Oskar”, tashmë në moshën 76-vjeçare, njihet si një nga kritikët më të zëshëm të Donald Trump, ndërsa tashmë e ka kritikuar atë për menaxhimin e pandemisë. Trump, i cili do të kërkojë të rizgjidhet sërish në krye të Shteteve të Bashkuara në muajin nëntor, është akuzuar shpesh se kundërshton këshilltarët e tij për pandeminë.
Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën më shumë se 82 mijë persona, ndërsa më shumë se 1,4 milionë janë të infektuar./kohajone/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...