Google ADS

“Të gjithë i kanë nga 2-3 milionë euro”, Haliti sqaron deklaratën

22:52 | 13 Maj 2020
Arbresh.info

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti,. ka sqaruar deklaratën e tij “të gjithë i kanë nga 2-3 milionë euro”.

“Nuk kam thënë se në konto i kemi 2-3 milionë euro. Unë kam një pasuri ta quaj, nëse është pasuri, tokën që më ka lënë baba dhe shtëpinë dhe me motëra dhe vëllezër i kemi nja 20 rroga në Zvicër”, është shprehur ai në KTV.

“Por, pasurinë e vlerësoj sa dua unë, ndoshta e vlerësoj 3 milionë por ndokush ndoshta s’e blenë as për 200 mijë”, ka shtuar Haliti.

“Mendoj se ne kemi të gjithë prona. S’po them se i kemi të gjithë nga 2-3 milionë, por uroj që të mos ketë të papunë dhe të ketë kushte më të mira”, ka thënë Haliti./Arbresh.info/

Të ngjashme