Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se komenti i Vjosa Osmanit i dërguar në Gjykatë Kushtetuese përmes të cilit ka kërkuar që të shpallet i pavlefshëm i dekreti i Hashim Thaçit është një sjellje e padrejtë e saj ndaj partisë dhe njerëzve të LDK’së, shkruan Gazeta Express.
Mustafa në një lidhje direkte për emisionin FRONTAL, ka thënë se shpreh keqardhje për mundin që ka bërë Vjosa Osmani kur ka vendosur që të shkruaj një koment të tillë 14 faqesh.
“Shprehi keqardhje për mundin që e ka bo zonja Osmani . Ajo në vend që të mbroj LDK’në. Konsideroj mjaft të padrejtë këtë sjellje të saj ndaj LDK’së dhe njerëzve të LDK’së. Ajo ia ka borgj LDK’së që të sillet me korrektsi”, ka thënë Mustafa, raporton Express.
Mustafa thotë se është e drejtë e Osmanit që të shkruaj komente, por thotë se në pikëpamje parimore nuk është e drejtë që ajo të mbajë anën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se nuk e ka kontaktuar lidhur me çështjen e komentit në Kushtetuese.
“S’kam kontaktuar.Ka qenë e drejtë ajo që të shkruaj komente. Por në pikëpamje parimore, nuk e shoh të drejtë që ajo të mbajë anën e Vetëvendosjes. Si kryetare e Kuvendit ajo duhet të mbante një qëndrim netural”, ka thënë tutje Isa Mustafa.
I pyetur nëse LDK do të vendos për largimin e Vjosa Osmanit, Mustafa ka thënë se s’mund të thotë asgjë për një çështje të tillë dhe se vendimet në LDK merren nga organet e partisë.
“Tani për tani s’mund të them asgjë. Por zonja Osmani po merr vendime vet dhe po ia përcakton vetes”, ka thënë tutje kreu i LDK’së.
Mustafa ka thëën se ndjehet i zhgënjyer nga Vjosa Osmani për arsye se LDK i ka dhënë besimin për kryeministre dhe tashmë ajo po del kundër qëndrimeve të partisë.
Mejgithatë thotë se një sjellje e tillë e saj nuk është ndonjë gjë e re.
“S’mund të them se s’jam i zhgënjyer. Ajo ka pas besimin që ia kemi dhënë për kryeministre, dhe ajo tash del kundër qëndrimeve të partisë. Por s’është asgjë e re sepse kjo nuk është hera e parë”, ka përfunduar Isa Mustafa.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...