Google ADS

Rina Balaj: Fustani im i mbrëmjes së maturës u kopjua nga Bella Hadid

16:38 | 13 Maj 2020
A. B.

Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo javë më parë bëri të ditur se është vetë-izoluar në qytetin e Durrësit bashkë me të dashurin e saj, reperin SinBoy, shkruan portali arbresh.info

Sot ajo ka përkujtuar mbrëmjen e maturës dhe thotë se fustani i saj është kopjuar nga supermodelja Bella Hadid.

“Tri vite më parë, unë kisha mbrëmjen e maturës dhe ky ishte fustani im. Tri javë më vonë atë vit Bella Hadid bëri të njëjtin fustan me të njëjtën ngjyrë. Instagrami më fshiu fotografinë time kur unë thashë se Bella Hadid më ka vjedhur fustanin. Është në rregull, Unë nuk do ta padisë atë”, ka shkruar Rina në njërin prej postimeve të ndarë në InstaStory.

Balaj më pas publikoi edhe fotografi të tjera, duke shtuar se ylli botëror duket mirë dhe se nuk e ka vjedhur fustanin e saj.

“Ajo duket mirë. Nuk po them që ajo vodhi fustanin tim”, ka shkruar ndër tjerash ajo.

Ndryshe, Rina dhe i dashuri i saj Sin Boy së shpejti pritet të publikojnë albumin e ri të përbashkët. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme