Google ADS

Gostivari për shtatë ditë me radhë nuk ka shkelës të orës policore

15:27 | 13 Maj 2020
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të kaluara (12/13-maj), sipas të dhënave të Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, është evidentuar se nuk ka pasur shkelje të orës policore në Gostivar.

Me këto të dhëna, tashmë Gostivari për shtatë ditë me radhë nuk ka shkelës të orës policore, njofton telegrafi maqedoni.

Ndryshe, në gjithë territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 31 persona nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje, përkatësisht orën policore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme