Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha se qeveria nën udhëheqjen e presidentit amerikan Donald Trump është “qeveria më e keqe në historinë e SHBA-së”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rouhani mbajti një fjalim në mbledhjen e kabinetit të ministrave në kryeqytetin Teheran dhe në një vlerësim lidhur me rendin e ditës ai tërhoqi vëmendjen se qeveria amerikane ka zbatuar sanksionet më të rënda kundër Iranit gjatë dy viteve pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore.
“Gjatë dy viteve jemi përballur me qeverinë më të keqe në historinë e SHBA-së. Në asnjë periudhë të historisë së SHBA-së nuk mbaj mend që Shtëpia e Bardhë të dukej kështu. Një shoqëri kaq çnjerëzore, kaq e pamëshirshme, e pafuqishme dhe që nuk është parë ndonjëherë më parë. Ky regjim vepron sikur sekretari i shtetit nuk ka shikuar më parë dhe nuk ka lexuar ndonjëherë në jetën e tij fjalor politik”, ka deklaruar Rouhani.
Pasi rikujtoi se komandanti iranian Qasem Soleimani u vra në një sulm ajror të ndërmarrë nga SHBA-ja, Rouhani theksoi se “Cili shtet ka kryer atentat ndaj një komandanti tonë të nivelit të lartë derisa ka qenë me detyrë në një vend të huaj. SHBA ka qenë gjithmonë terroriste por nuk ishte parë në këtë nivel”.
– Pa përmendur emër Rouhani kritikoi edhe mbretin Selman dhe princin e Arabisë Saudite
Rouhani tha se në këtë periudhë kur bota po lufton me pandeminë globale, sanksionet e njëanshme amerikane pengojnë madje edhe qasjen për ilaçet që Irani ka nevojë dhe se në këto ditë po përjetojnë periudhën më të vështirë në historinë e vendit.
“Dy vjet sanksione të ashpra, të ndjekura nga ky virus dhe një qeveri kaq problematike dhe jashtëzakonisht imponuese të pashembullt në historinë e SHBA-së. Me të vërtetë, kryesisht në njërin prej regjimeve të prapambetura në pjesën jugore të vendit tonë, kemi parë shumë pak herë një baba dhe një djalë të tillë që përballemi dhe sot. Edhe ata janë jashtëzakonisht të çuditshëm. Mesa kuptohet Allahu po na teston me një sprovë të tillë. Sigurisht që Allahu na ka dhënë edhe fqinjë të mirë. Fatmirësisht përveç një ose dy fqinjëve, ne kemi fqinjë të mirë dhe ndodhemi pranë tyre”, theksoi Rouhani.
Presidenti iranian shprehu keqardhje të madhe për 19 ushtarët që humbën jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi gjatë stërvitjes detare në afërsi të Gjirit Persik. Rouhani lidhur me këtë tha se “Shkaqet e këtij incidenti duhet të bëhen të ditura për popullin pasi ato të zbulohen”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...