Kryeministri teknik, Oliver Spasovsi sot deklaroi se “Qeveria ende nuk ka marrë vendim nëse gjendja e jashtëzakonshme në vend duhet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”.
Ai thotë se po bëhen analiza dhe se vlerësimi po bëhet në sipas gjendjes shëndetësore.
“Ju bëj apel të presin një ditë, dy, kur do të mbajë mbledhje qeveria dhe do të bëhet vlerësimi nëse kemi nevojë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Spasovski, njofton telegrafi maqedoni.
Ai shtoi se po përgatitet raporti, i cili do t’i dërgohet president Stevo Pendarovski, për gjithçka që është bërë gjatë kësaj gjendje të jashtëzakonshme. Spasovski mban qëndrimin se prioritet mbi të gjitha është shëndeti i qytetarëve dhe në bazë të kësaj po merren vendimet tjera.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...