Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami dhe drejtori i Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për Kosovë dhe Maqedoni, René Eschemann, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për realizimin e projektit “Fondi i Sfidave të Kosovës – Arsimi Profesional dhe Trajnimi”, në shumë prej 7 milionë euro, që është grant i Qeverisë Gjermane.
Ky grant ka për qëllim të adresojë dallimet mes aftësive të fituara nga arsimi profesional dhe trajnimi dhe nevojave të tregut të punës në Kosovë, dhe kështu të rrisë numrin e punëtorëve të aftësuar për kompanitë gjegjëse.
Me këtë rast, ministrja Bajrami falënderoi Qeverinë Gjermane dhe KfW-në, dhe theksoi se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për ne, duke qenë se Gjermania është një ndër vendet që ka avancuar shumë në lidhjen mes edukimit dhe nevojave të tregut të punës.
Ministrja tha se ky projekt do të implementohet në një periudhë pesë-vjeçare dhe bizneset do të hyjnë në marrëveshje dhe konzorciume me shkollat profesionale të Kosovës, në mënyrë që të rritet punësimi i të rinjve, por edhe të plotësohen nevojat për profile të ndryshme, e cila është një nga sfidat me të cilat ballafaqohet sektori privat.
Ndërsa, drejtori René Eschemann, ndër të tjera theksoi se, qëllimi i këtij projekti është që të kompanitë private dhe shkollat profesionale të bashkëpunojnë për të siguruar më shumë mundësi për punësim në tregun e punës për të rinjtë kosovarë, por njëkohësisht të përkrahen edhe kompanitë./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...