Lojtarët e skuadrës spanjolle nuk i rikthehen stërvitjeve, në shenjë proteste për zvogëlimin e rrogës

13:12 | 13 Maj 2020
Arbresh Info

Si shumica e klubeve në Spanjë, edhe Elche ia ka zvogëluar rrogën lojtarëve shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo, skuadrat spanjolle i janë rikthyer stërvitjeve pasi kanë marrë lajmin se futbolli do rikthehet muajin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Por, këtë gjë nuk e ka bërë skuadra e parë e Elche, të cilët nuk i janë rikthyer stërvitjeve shkaku i zvogëlimit të pagesës.

Thuhet se lojtarët kanë qenë kundër zvogëlimit të pagesës dhe klubi nuk i ka pyetur.

Pritet të shihet nëse lojtarët do t’i bien pishman veprimit dhe me pas të rifillojnë stërvitjet./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme