Maqedoni, 20 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të vdekur

12:50 | 13 Maj 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës së sotme Instituti për Shëndet Publik regjistroi 24 pacientë të shëruar. Prej tyre 12 janë në Shkup, 7 në Prilep, 3 në Tetovë dhe nga një në Kavadar dhe Pehçevë.

“Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 309 testime, dhe janë vërtetuar 20 raste të reja me Covid-19 edhe atë: në Shkup 10, Prilep 5, Tetovë 4, Veles 1”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë ditës së sotme Instituti për Shëndet Publik regjistroi 24 pacientë të shëruar. Prej tyre 12 janë në Shkup, 7 në Prilep, 3 në Tetovë dhe nga një në Kavadar dhe Pehçevë.

“Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 309 testime, dhe janë vërtetuar 20 raste të reja me Covid-19 edhe atë: në Shkup 10, Prilep 5, Tetovë 4, Veles 1”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë, njofton telegrafi maqedoni.

Nga MSH bëjnë të ditur se kanë ndërruar jetë edhe 3 persona, një paciente 59 vjeçare nga Prilepi e hospitalizuar në Shkup më 7 maj, një pacient 76 vjeçar nga Velesi dhe një 68 vjeçare nga Tetova.

Sipas të dhënave të fundit në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë numri i të diagnostifikuarve është 1.694, numri i të shëruarave është 1.229, numri i të vdekurve është 95, kurse momentalisht në vend ka 370 raste aktive me coronavirus.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme