Këtë të shtunë një aeroplan me udhëtarë nga Kosova do të fluturoj drejt Gjermanisë.
Destinacioni i aeroplanit do të jetë Stuttgarti,shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e aeroportit të Prishtinës thuhet se fluturimi do të realizohet në orën 15:45.
“Ju njoftojmë se me datë 16 Maj 2020, është planifikuar fluturimi si vijon:
EWW713 Prishtinë – Stuttgart (ora 15:45)
EUROWINGS”, thuhet në njoftim.
Aty kërkohet që për fluturime në kthim në kontaktohen Ambasadat e Kosovës në shtetin ku ndodhen.
“Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet.
Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare”, përfundon njoftimi./arbresh.info/
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
“Partizani”, Berisha në gjyq/ GJKKO vendos nëse dosja ndaj i...
Dialogu Kosovë-Serbi/ Mbahet sot takimi i radhës në Bruksel,...
Osmani i prinë sot manifestimit tradicional “Ecja Simbolike”...
Hapet sot ekspozita me fotografi nga gjenocidi në Srebrenicë
Rreth 25 milionë amerikanë hedhin votën në shtetet e pavendo...