Sezoni i plazhit në Shqipëri pritet të hapet në fillim të muajit qershor ose më së shumti me 15 qershor për të gjithë pushuesit.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari Bashkisë së Durrësit Florian Tahiri në një intervistë të dhënë për arbresh.info.
Tahiri në të njëjtën kohë ka thënë se Ministria e Turizmit të Shqipërisë aktualisht është duke i përgatitur një draft-masash me qëllim të mbrojtjes së pushuesve nga koronavirusi.
Ai, deklaron se plazhet e Durrësit tashmë janë pastruar dhe më së voni më 15 qershor do të jenë gati t’i presin pushuesit.
Nënkryetari i bashkisë ka deklaruar se në këtë sezon presin ulje, e jo ngritje të çmimeve pasi që sipas tij pandemia e koronavirusit ka bërë që të ulen kërkesat për turistë.
“Data e saktë e fillimit të sezonit ende nuk dihet por jemi të sigurtë që sezoni i veror do të hapet në fillim të qershorit ose maksimumi më 15 qershor. Nuk kemi asnjë arsyeje që të ketë lëvizje çmimesh. Madje mund të ketë ulje të çmimeve, pasi që kërkesat janë ulur për shkak të pandemisë”, deklaroi ai./Alban Begolli/arbresh.info/
SBASHK-u në Ditën Botërore të Mësuesit thotë se nuk gjeti ar...
Vitia apelon për vaksinimin kundër gripit sezonal: Parandali...
Derbi i parë sezonal mes Dritës dhe Gjilanit nuk sjell fitue...
Prishtina vazhdon me fitore i shkakton humbjen e radhës Fero...
Përmirësohet situata pas përmbytjeve në Vlorë, rikthehet me ...
Izraeli kryen sulme ajrore në Bejrut dhe në veri të Libanit