Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.
KRU “Prishtina” tregon se do të ketë ndërprerje të ujit deri në sanimin e plotë të gypit.
“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin në tub. Jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit në rrugën ‘Ilaz Kodra’, një pjesë e lagjes Dardania (vetëm katet e larta) dhe banesat e ‘arabëve’ në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...