Google ADS

Luigj Imeri: KEK ka kryer obligimin gjatë periudhës së pandemisë

09:22 | 13 Maj 2020
V. S.

Ushtruesi e detyrës së Drejtorit të KEK-ut, Luigj Imeri, ka thënë se kjo kompani ka arritur që të kryejë misionin e saj gjatë përballjes së vendit me koronavirusin.

“Pandemia ka reflektuar në situatën e përgjithshme, por KEK ka një përvojë në menaxhimin e eksperiencave. Me qasjen tonë dhe bashkëpunimin kemi arritur t’ia dalim në këtë kohë. KEK ka mbi katër mijë punëtorë dhe t’i menaxhosh është e vështirë në këtë situatë”.

“Kemi obligim për prodhimin e energjisë dhe siç është vërejtur kemi qenë stabil dhe kemi kryer obligimin që ka qenë jetik. Paramendoni sikur të kishte edhe probleme me rrymë, kur njerëzit janë futur në karantinë. Falë masave që kemi ndërmarrë si KEK ka rezultuar në fund që kemi pasë që deri këtë moment ia kemi dalë me plot sukses”.

“Kemi bërë riorganizimin e punëtorëve dhe kemi reduktuar orarin e lëvizjes dhe orarin e punës e kemi bërë nga 8 në 12 orë”.

Imeri ka thënë se nuk kanë pasur nevojë për ndihmën e shtetit.

“Nuk iu kemi bërë barrë shtetit në këtë periudhë sepse gjendja e kompanisë ka qenë e atillë dhe ia kemi dalë me plot sukses pa pas mbështetje nga dikush. E domosdoshme ka qenë që të kemi udhëzime të duhura për marrjen masave sepse ne nuk kemi përvojë sa i përket sëmundjeve. Kemi respektuar udhëzimet e IKSHP. S’kemi pasë nevojë për mbështetje, ia kemi dalë vet. KEK sot po vepron dhe është shtyllë e ekonomisë së vendit”.

KEK aktualisht siç ka thënë Imeri prodhon 800 megavat energji elektrike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme