Google ADS

61-vjeçarja Madonna, nuk e ka problem të dalë në të brendshme

09:02 | 13 Maj 2020
Arbresh Info

Madonna pozoi në të brendshme teksa përgatitej për trajtim rigjenerues.

Madonna tregoi fizikun në disa fotografi që ndau me ndjekësit në Instagram, të martën, shkruan ThSun.

Këngëtarja 61-vjeçare shfaqi fizikun e saj të tonifikuar në një palë të brendshme, pasi ajo pozoi para pasqyrës.

Madonna ua tregoi fansave figurën trupore. E ëma e gjashtë fëmijëve pozoi pa grim, ndërsa dukej e freskët dhe rinore.

Ajo sqaroi se do t’i nënshtrohej një trajtimi rigjenerues.

“Më në fund do të marr trajtimin tim rigjenerues për kërcin tim që mungon !! Unë do të hidhesha lart e poshtë nëse do të mundesha pas 8 muajsh me dhimbje. ! Më uroni fat!”, ka shkruar ajo.

Mjekësia rigjeneruese është procesi i zëvendësimit ose “rigjenerimit” të qelizave, indeve ose organeve njerëzore të njeriut për të rivendosur ose vendosur një funksion normal.

Ylli kishte probleme gjatë turneut botëror Madame X në fillim të këtij viti, pasi ajo vuante nga lëndimi i gjurit dhe u detyrua të anuloj 14 koncerte.

Madonna së fundi ka thënë se e kishte COVID-19 gjatë turneut, por kishte menduar se është grip i zakonshëm.

https://www.instagram.com/p/CAGa5Uth7eG/?utm_source=ig_web_copy_link

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme