Mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez insiston se fitorja ndaj Liverpool në Ligën e Kampionëve nuk ka qenë e vështirë.
Atletico arriti ta mposhtë Liverpool mes “Anfield” me rezultat 3 – 2, duke e eliminuar nga Liga e Kampionëve për këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli ka thënë se nuk ka qenë shumë vështirë, pasi kishin disa raste të mira.
“Në Anfield nuk është ndeshja që kemi luajtur keq. Në Munich, kam kaluar kohë shumë të keqe, saqë mendoja ‘Nuk do dalim gjallë nga këtu'”.
“Në Anfield, kisha besim në skuadër, kishim shanse. Jan Oblak ishte shumë i mirë”.
“Nuk kishim shumë shanse në fillim, por sapo shënuan golin e parë, e vërejtëm që janë duke ardhur dhe kishim hapësirë”.
“Heroi jonë ishte Jan se bashku me Lorente. Ai ishte i duhuri për të ndihmuar skuadrën, duke shkuar në sulm me Morata”.
“Shumica thonë që formacioni i parë nuk e bëri ndryshimin, por stoli e bëri. Është mësim të mendosh për skuadrën para individitetit, e cila na bën ne të ndryshëm”, theksoi ai.
Skuadra me të cilën do përballet Atletico në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do zbulohet pasi të hedhet shorti./arbresh.info.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...