Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke folur rreth situatës politike në vend ka përsëritur edhe një herë që s’është qytetari që vendos për kryeministër e Qeveri, por ata zgjedhin deputetët.
E për atë se Lëvizja Vetëvendosje po del mbi 50% në sondazhe, Mustafa tha se këtë nuk ka mundur ta bëjë presidenti Ibrahim Rugova, e lëre më Albin Kurti.
Ai madje ka ironizuar me deklaratën e Ministrit në detyrë, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se është ulur numri i të papunëve.
“Puna e sondazheve, ata jetojnë për sondazhe. Edhe çështja e papunësisë, nuk matet ashtu, s’mundesh me ta formalizosh ekonominë.
Janë gjëra të rënda dhe vlerësime të pabazuara, askush, e as Rugova s’ka mundur t’i marrë 50% të votave me 61 ulëse në Kuvend, e lëre më njerëz të subkejteve që janë të ri, të ndarë në dy pjesë, në entziastë të ri dhe pjesa tjetër në fanatikë të PDK’së që kanë kaluar në VV”, ka thënë Mustafa./TS/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?