Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, po vazhdon të mbetet një nga emrat më të suksesshëm të momentit në tregun ndërkombëtar.
Vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se ka regjistruar emrin e saj si markë, duke i dhënë mundësinë për të lëshuar artikuj të markës “Dua Lipa” përfshirë rroba dhe kozmetikë, si dhe lojëra kompjuterike, libra, bizhuteri, madje edhe pajisje të kuzhinës, shkruan portali arbresh.info
Krahaj kësaj, bukuroshja po shijon çdo moment në vetë-izolim në shtëpinë e saj në Londër ani pse shumë prej njerëzve të tjerë mund të jenë mërzitur.
Dua një pjesë të kohës po e kalon duke lexuar, momentalisht ka treguar se po lexon librin “My dark Vanessa”, të autores Kate Elizabeth Russell.
Libri i Russell është publikuar më 10 mars 2020, ndërsa Dua shumë shpejt siguroi një numër të këtij botimi të ri.
Ajo ndërkohë është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të ri “Future Nostalgia”, të cilin e publikoi muaj më parë. /arbresh.info/
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë