Google ADS

Sabri Fejzullahu dedikim romantik gruas për ditëlindje: Do të dua deri në frymën e fundit

16:29 | 12 Maj 2020
A. B.

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat e tij në rrjetet sociale.

Teksa publikon imazhe të ndryshme me familjarët, ai nuk heziton që herë pas here të ndajë me publikun edhe ndonjë fotografi me bashkëshorten dhe dedikimet romantike të tij, shkruan portali arbresh.info

Sot është një ditë e vecantë pasi gruaja e tij Nera feston ditëlindjen.

Për këtë ditë të veçantë, Sabriu është kujdesur që të zgjedh fjalët më të ëmbla për gruan e tij, me të cilën ka ndarë një pjesë të madhe të jetës.

“Me i zbritë yjet prej qielli për ty nuk mundem. Me të dashtë me loçkë të zemrës deri në frymën e fundit kam me të dashtë. Edhe 100 tjera qysh na e do zemra. Lali yt”, kanë qenë fjalët e legjendës së muzikës shqipe.

Përndryshe, Sabri Fejzullahu dhe gruaja e tij Nera (Nergjivan) Fejzullahu kanë së bashku tre fëmijë: djalin Ermalin dhe vajzat Adelina dhe Buna. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme