Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka pranuar sot një donacion nga UNICEF-i, me masa mbrojtëse për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, përkatësisht mjete higjienike.
Sipas një komunikate të komunës së Malishevës, ky donacion i UNICEF-it është në partneritet me USAID-in, për ofrimin e mbështetjes për sistemin shëndetësor në Kosovë.
Me këtë rast, drejtori Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Nuhi Morina, e ka falënderuar UNICEF-in, për këtë donacion, që për punëtorët shëndetësorë, është shumë i nevojshëm, e mbi të gjitha është një mbështetje domethënëse.
Po ashtu, Morina, ka bërë të ditur se edhe Ministria e Shëndetësisë, e ka bërë furnizimin e radhës për QKMF-në, me mjete mbrojtëse të punës.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...