Afatet për zgjedhje, pas gjendjes së jashtëzakonshme

15:56 | 12 Maj 2020
Arbresh.info

Ka ose jo datë për zgjedhje të parakohshme, afatet për organizimin e tyre do të rrjedhin një ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme.

Ekspertët konstatojnë se kjo bazohet në dekretin e Qeverisë e cila pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ngriu aktivitetet parazgjedhore. Më shfuqizimin e gjendjes së jashtëzakonshme shfuqizohet edhe dekreti i Qeverisë.

Qeveria një javë para fillimit të fushatë zgjedhore, përkatësisht më 14 mars i kishte shpallur moratorium të gjitha aktiviteteve zgjedhore. Në rast se rrjedha afateve fillon nga data 18 maji, një ditë pas shfuqizimit të gjendjes së jashtëzakonshme rezulton që fushata zgjedhore duhet të fillon më 25 maj. Pas fushatës 20 ditore, për shkak të afateve dhe që dita e zgjedhjeve mos të jetë ditë pune, përjashtohet mundësia që 7 qershori të je datë për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa në lojë mbeten 14, 21 dhe 28 qershori.

Lidhur me rrjedhën e afateve, juristët ndajnë mendimin se KSHZ-ja në bazë të konsensusit paraprak politik duhet të përpilojë orar të ri për rrjedhën e afateve. Ndërkaq sa i përket listës zgjedhore ideja e juristëve është se afatet janë të kufizuara për shqyrtimin e saj publik dhe ankesën nga partitë politike, për këtë arsye në zgjedhje duhet shkuar me listën e fundit të azhurnuar.

Partitë politike deri tani kanë shprehur qëndrime të ndryshme mbi datën e mundshme të zgjedhjeve, ndërsa kryetari i Kuvendit ka deklaruar se nuk do të nënshkruaj dekret të ri për zgjedhjet./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme