Dy kontrollimet e fundit teknike të autobusit Durmus Tours nuk janë kryer në përputhje me rregulloret.
Këtë sot në Gjykatën Penale e paraqiti prokurori Darko Jakimovski përmes video materialit nga qendra teknike e Gostivarit në pronësi të të akuzuarit të parë Durmish Belluli.
Kontrollimi i fundit i autobusit është bërë dy muaj para aksidentit të tmerrshëm. Sipas video vëzhgimit në stacionin e kontrollimit teknik, autobusi vetëm 10 sekonda është ndalur për kontroll, theksoi prokurori Jakimovski.
Ndërsa autobusi para tij në vendin për kontrollë qëndroi vetëm 30 sekonda.
Të dy autobusët i ka kontrolluar i akuzuari Goran Dukoski, ndërsa automjeti i përmbysur kontrollimin e fundit teknik e ka kaluar si më poshtë:
“Pa u bërë kurrfarë matje. Sistemi i frenimit nuk matet nga asnjë aspekt. Në vendin e punës nuk është askush nga punonjësit ose të akuzuarit. Ky kontrollim është përfunduar saktësisht për 2 minuta e 20 sekonda”– pohoi Darko Jakimovski, prokuror.
Kontrollimi paraprak i autobusit ka qenë në korrik 2018. Edhe atëherë autobusi ka qëndruar shkurt në qendrën teknike. Nuk ka pasur kontrollues, nuk është testuar si automjetet e tjera. Prokuroria prezantoi përmes automjetit tjetër se si realisht duhet të bëhet kontrollimi teknik i autobusit. Sipas prokurorisë, kontrollimin e shpejtë të autobusit e ka kryer i akuzuari Jane Bovarovski, ndërsa nënshkrim se automjeti është kontrolluar ka vendosur edhe Goran Dukoski, si dhe kreu i qendrës teknike Igor Gjorgievski, që janë të akuzuar. Reagoi i akuzuari Bovarovski i cili deklaroi se ai kishte kontrolluar autobusin në mënyrë profesionale.
“Unë hyra në kanal ku mund të shihet e gjithë pjesa e poshtme e autobusit. Pashë mos ka ndonjë kabllo të këputur dhe konstatova se nuk ka. Më në fund, autobusi kalon në pllakën për matjen e frenave. Fillimisht u mat freni i parë. Konfirmoj saktë se ka pasur matje të frenit të dorës, dhe pastaj edhe frenat e këmbës”– tha Jane Bovarovski, i akuzuar.
Seanca e radhës për rastin Llaskarca është caktuar për dy ditë. Gjashtë persona janë akuzuar. Në aksidentin që ndodhi në shkurt të vitit të kaluar jetën e humbën 16 pasagjerë, ndërsa më shumë se 30 pësuan lëndime./alsat
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...