Inter afër marrëveshjes me Joao Cancelo-n

15:45 | 12 Maj 2020
Arbresh Info

Inter është afër për të arritur marrëveshje me mbrojtësin e Manchester City-t, Joao Cancelo.

Portugezi u transferua gjatë verës te Mancheter City, por nuk ia doli të impresionoi, andaj është i lidhur me largimin, derisa interesim ka Barcelona.

Por, sipas Corriere dello Sport, Cancelo është në negociata të avancuara me Inter-in, transmeton portali arbresh.info.

“Neurazurët” thuhet se do t’ia prishin planet Barcelonës për Cancelo-n, të cilin klubi blaugranas e donte si pasuesi i Jordi Alba-s.

25-vjeçari gjatë sezonit 2017/18 ishte pjesë e “Neurazurëve” në formë huazimi, por nuk arriti ta kompletojë transferimin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme