Mësohet se në Kanada, nga 11 milionë maska mjekësore tip N95 të blera nga Kina, 8 milionë prej tyre nuk sigurojnë standardet e duhura, transmeton arbresh.info.
Ministrja e Blerjes së Quebec, Anita Anand bëri të ditur se nga 11 milionë maska vetëm 1 milionë përmbushin standardet ndërsa 8 milionë të tjera nuk janë të përshtatshme për përdorim.
Ajo deklaroi se maskat e tjera janë duke u testuar dhe se 8 milionë maskat jashtë standardit do të përdoren për qëllime të tjera.
Nga ana tjetër, në median kanadeze zunë vend lajme se edhe maskat e tjera tip N95 të importuara muajin e kaluar nga Kina ishin me defekt.
Qeveria federale nuk bëri deklaratë në lidhje me këtë çështje. /arbresh.info/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...