Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Franca po përgatiten të përdorin Këshillin Kombëtar të Kurdëve të Sirisë (ENKS) si një mbulesë për të hapur një zonë përfaqësimi në arenën ndërkombëtare të organizatës terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë, përcjellë arbresh.info
Sipas informatave të marra nga burimet pranë grupeve opozitare kurde, ShBA-të dhe Franca i kërkuan ENKS të linte Koalicionin Kombëtar të Opozitës Siriane dhe Forcat Revolucionare (SMDK), anëtare e së cilës është.
Vendet në fjalë vënë në veprim Neçirvan Barzanin, Presidentin e Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut (KRG), i cili është mbështetësi më i madh i ENKS-së.
ShBA dhe Franca sugjerojnë për ENKS që nëse largohet nga SMDK, kjo organizatë ombrellë do të humbasë aftësinë e saj për të përfaqësuar kurdët, kështu që përfaqësuesi i vetëm i kurdëve do të jetë struktura e re që do të themelohet në veri të Sirisë.
Plani i jep YPG/PKK-së mundësinë që me strukturën e re që do të krijojë me ENKS të marrë pjesë në proceset politike në të cilat nuk janë përfshirë në arenën ndërkombëtare deri më tani.
Nga ana tjetër, ENKS njoftoi dje se pretendimet se ajo kishte lënë SMDK nuk janë të vërteta.
Bisedimet, të cilat po zhvillohen për rreth një muaj në provincën Haseke nën okupimin e YPG/PKK-së midis delegacioneve të përcaktuara nga Ferhat Abdi Sahin, një prej krerëve të YPG/PKK me pseudonimin Mazlum Abdi, dhe Presidenti i KRG-së, Neçirvan Barzani.
Me iniciativat e ShBA-së, Francës dhe administratës së Erbilit, YPG/PKK ka përmbushur kushtet për hapjen e zyrave të punës të ENKS në territoret e okupuara, lirimin e anëtarëve të ENKS që janë ndaluar dhe lëvizjen e lirë në rajon.
Gjatë negociatave, palët gjithashtu ishin pajtuar kryesisht për të ashtuquajturën menaxhim të përbashkët.
Kthimi i Peshmergeve të lidhur me ENKS nga vendndodhja e tyre në veri të Irakut në zonën nën okupimin e YPG/PKK u shty për tani, dhe u dakordua që e ashtuquajtura administratë e përbashkët të fillojë me punë sa më shpejt që të jetë e mundur./arbresh.info/TRT/
Buja: Veseli nuk më ka dhënë urdhra mua e as Reçicës kur ish...
Dimal Basha ka disa vërejtje për rregulloren e Komisionerit ...
Buja: Krasniqi ka qenë zëdhënës, s’ka pasur të bëjë me detyr...
Rregullorja për Komisionin Parlamentar të FSK-së, Selimi: Nu...
Zvicra publikon listën për Ligën e Kombeve, katër shqiptarë ...
Osmani në Hungari, falënderon kryeministrin Victor Orbán për...